Profili
Studio ligjore “ Safe Partners ” trajton kryesisht ceshtjet qe lidhen me shperblimin e demit kontraktor dhe jashtekontraktor,
sidomos persa i perket rasteve te aksidenteve rrugore, hekurudhore, te mjeteve lundruese, ne pune etj.
Pjese e stafit te studios jane avokatet e specializuar dhe me pervoje ne fushen e trajtimit te shperblimit te demit, si dhe nje staf i perkushtuar.
Qellimi yne eshte ofrimi i sigurise dhe cilesise ne dhenien e ndihmes ligjore prane shoqerive perkatese te sigurimit,
Gjykatave te Rretheve te Republikes se Shqiperise dhe me gjere, Gjykatave te Apelit si dhe prane Gjykates se Larte.
Eksperienca shumevjeçare ne fushen e shperblimit te demit kontraktor dhe jashtekontraktor
dhe rezultatet maksimale ne fushen e avokatise, kane patur nje ndikim te jashtezakonshem ne krijimin e nje studioje
dinjitoze, profesionale dhe serioze, me nje numer gjithmone ne rritje te klienteve.